Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E vërteta e panjohur për Mehdi Frashërin. Flet stërnipi i tij!

E vërteta e panjohur për Mehdi Frashërin. Flet stërnipi i


Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Dekalog” në DritareTV, Edison Çelo, stërnip i Mehdi Frashërit, zbulon detaje të panjohura për jetën dhe veprimtarinë e kësaj figure historike të rëndësishme të Shqipërisë.

Edison Çelo, që rrjedh nga familja e ngushtë e Mehdiut, shpjegon lidhjet familjare:
“Mehdi Frashëri pati katër fëmijë: Rakipin, Vehbiun, Sherjanin dhe Medihaja."

Ai rrëfen periudhën e vështirë të familjes gjatë viteve 1920-1930:
“Familja ka ndërtuar një vilë në qytetin Studenti në Tiranë, ku më vonë u vendos konsullata gjermane. Gjyshja ime jetonte në këtë vilë dhe e jepte me qira konsullatës.”
Por, me ardhjen e regjimit komunist, situata u komplikuar:
“Problemet me shtetin filluan në vitin 1953, kur u kërkua që të ndërronin shtëpinë me një pronar tjetër... Më pas u bë një sekuestro e vilës dhe familja u zhvendos në Kutësht të Vlorës dhe më pas në Gradishtë, ku jetuan për 33 vjet.”

Edhe pse nuk e njohu personalisht, Edison ka ndërtuar një lidhje të fortë me figurën e Mehdiut përmes historive familjare dhe studimeve:
“Në dy breza lart, besoj se jam më i afërti për të zbuluar figurën e tij dhe për të ndarë emocionet që lidhen me të.”

Ai kujton edhe veprimtarinë e rëndësishme politike dhe administrative të Mehdi Frashërit:
“Mehdi Frashëri pati një karrierë të shquar në Perandorinë Osmane, para krijimit të shtetit shqiptar... Ishte guvernator i Jeruzalemit dhe i Palestinës në vitet 1909–1913, ku u përball me konfliktet mes hebrenjve dhe palestinezëve.”

Për më tepër, Edison thekson përkushtimin e Mehdiut ndaj shqiptarizmit dhe qëndrimin e tij të matur ndaj konflikteve të kohës:
“Ai nuk ishte një njeri që mbështeste çdo palë pa kushte. Kishte pak nga pasioni dhe përkushtimi i tipik i brezit të tij, duke qëndruar afër shqiptarizmit dhe duke kundërshtuar shtypjen ndaj shqiptarëve.”

Në përfundim, stërnipi Edison Çelo shpreh krenarinë për trashëgiminë e familjes:

“Unë ndihem shumë krenar për lidhjen me këtë brez patriotësh që kanë dhënë shumë për Shqipërinë. Historia dhe përvojat e familjes sonë janë ushqim për karakterin dhe identitetin tonë.”/K.C/dritare.net