Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E dhunonte se kishte lindur vajzë, drama e 22-vjeçares që u burgos në banesë nga i riu shqiptar!

E dhunonte se kishte lindur vajzë, drama e 22-vjeçares që u

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë, pas arrestimit të 28-vjeçarit shqiptar Aurel Kurti i cili dhunoi dhe mbajti mbyllur peng gruan e tij, Dafinën. Mediat greke bëjnë me dije 22-vjeçarja për dy vite me rrallë ka përjetuar tmerr pasi u martua me forcë në moshën 18-vjeçare. Pas martesës i riu e kishte marrë gruan e tij për të jetuar në Volos në vitin 2021, duke mos e lejuar që të mësonte gjuhën greke dhe mos të kishte kontakt me asnjë person.

Bëhet me dije se 28-vjeçari kishte ushtruar dhunë mbi Dafinën në momentin kur u bë e ditur gjinia e fëmijës së tyre, pasi ai nuk donte vajzë. Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.

Grindjet mes tyre kanë agravuar ditën e sotme ku i riu ka tentuar t’i marrë jetën 22-vjeçares, ndërsa është arrestuar pas ngjarjes.

22-vjeçarja nuk dinte greqisht dhe me ndihmën e një bashkatdhetari u shpjegoi mjekëve dhe policisë rrethanat e ngjarjes.
“Kam ngrënë dru më të fortë, i kam ardhur shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, ka treguar ajo./M.K-dritare.net