Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dritare i hap mikrofonin adoleshenteve: Si e shohin vajzat zgjedhjen e shkollës dhe të ardhmen e tyre!

Dritare i hap mikrofonin adoleshenteve: Si e shohin vajzat zgjedhjen e

Ndonjëherë nuk ka më shumë vlerë të bësh një emision për të rinjtë, sesa të krijosh hapësirën që të flasin vetë, pa filtra dhe pa ndërprerje, për çfarë ndiejnë dhe mendojnë në të vërtetë.

Kështu bëmë edhe këtë herë në Dritare Podcast. Ftuam katër vajza adoleshente Ami Sulaj, Katerina Shehaj, Ema Çinari, Noelia Mertiri, që po përballen me një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tyre:
-Çfarë dege të zgjedhin pas gjimnazit?
-Si ta njohin më mirë veten?
-A duhet ndjekur pasioni apo rroga?
-A ndikon interneti në zgjedhjen e profesionit?

Në vend që t’i udhëzojmë, i dëgjuam.
Sepse është koha t’i lejojmë të rinjtë të tregojnë vetë se çfarë i mundon, çfarë i frymëzon dhe çfarë ëndërrojnë.

Dëgjoni zërat e tyre.
Janë të sinqertë, të kthjellët, dhe shumë më të vetëdijshme sesa shpesh i paragjykojmë./dritare.net