Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drejtoresha e SUOGJ Mbretëresha Geraldinë: Kontrolli, do t’ju shpëtojë!

Drejtoresha e SUOGJ Mbretëresha Geraldinë: Kontrolli, do t’ju

Dritare TV zhvilloi një intervistë ekskluzive me drejtoreshën e Spitalit Universitar Obsetër Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë", në emisionin "Dritarja e Doktorit", për të folur rreth problemeve më të shpeshta gjinekologjike që shqetësojnë gratë dhe vajzat.

"Spektri i infeksioneve gjenetike është shumë i gjerë. Për vetë natyrën e organit infeksionet mund të jenë të shpeshta. Ato që rrezikojnë më shumë fertilitetin janë uroplasma,mekoplasma dhe klamidia, por jo se infeksionet e tjera janë të parëndësishme. Ajo që ka më tepër rëndësi për një grua është që ajo të shkoj te mjeku gjinekolog në mënyrë periodike, të kontrollohet jo vetëm për infeksionet genital, por edhe për pap-testin,për ekzaminimet ekografike, analiza laboratorike apo për markuesit tumoral. Protokolli i ndjekjes është i ndryshëm te një grua në moshë të re, një grua shtatzënë apo në moshën e menopauzës.

Si pasojë e faktit që ne flasim edhe në media, edukata gjinekologjike e popullatës po ngrihet. Duhet falenderuar fakti që nuk flitet vetëm për kovidin, pasi ka edhe patologji të tjera që duhet t’ju japim rëndësinë e duhur.
Shihen të dy anët e medaljes, zonja që janë shumë të kujdesshme dhe kryejnë kontrollin në mënyrë periodike çdo 6 muaj , çdo një vit ose që shkojnë te mjeku edhe pa ndjerë shqetësime, dhe ky është çelsi i suksesit, sepse mjekësia është parandalim. Kur ne arrijmë ta parandalojmë sëmundjen aty e kemi fituar tamam betejën me sëmundjen. Dhe e dyta, ka një kategori tjetër popullate, e cila akoma nuk e ka ndërgjegjësimin e plotë të faktit që të shkoj te mjeku për të kryer kontrolle rutinë pa pasur shqetësim. Por, shkojnë te mjeku vetëm në ato moment kur haste me një patologji, haset me dhimbjen, haset me problemin dhe në atë kohë shkon edhe kërkon zgjidhje.

Protokollet janë shumë të qarta, OBSH flet qartë dhe thotë, që një vajzë, një grua çdo vit duhet të bëj një Pap-test. Pap-testi është një ekzaminim që kryhet në spitalet publike, por jo vetëm, megjithëse në spitalet publike kryet shumë mirë. Pap-testi shpëton jetë, pasi parandalon që në fillesa kancerin e qafës së mitrës.

Nëse ne kryejmë një Pap-test në mënyrë rutine, apo një herë në tre vite, pasi mjeku gjinekolog pas ekzaminimeve ka thënë që nuk është e nevojshme të kryhet çdo vit. Ne mund të parandalojmë 100% kancerin e qafës së mitrës.",-u shpreh drejtuese e SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë", Eliona Demaliaj./M.T/dritare.net