Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drama suedeze “Shpresa“ me Stellan Skarsgard në sallat e kinemasë

Drama suedeze “Shpresa“ me Stellan Skarsgard në sallat e

Premiera suedeze “SHPRESA” i regjisores Marija Sodall, me legjendarin Stellan Skarsgard dhe aktoren norvegjeze Andrea Brain Hovig, nga 24 shkurt shfaqet në sallat e kinemasë në vend. Filmi nga data 24 shkurt do të repertor në Kinemanë Milenium në Tiranë, e do të shfaqet edhe në kinematë tjera në vend. Filmi i cili ishte pjesë e programit të shumë festivaleve ndërkombëtare ka fituar shtatë çmime, u nominua si filmi më i mirë evropian, në Berlinale regjisorja Sodall fitoi çmimin Label Europa Cinemas.

43 vjeçja Anja dhe 59 vjeçi Tomas kanë familje të madhe të fëmijëve biologjikë dhe një të adoptuar. Tanimë disa vite ato janë tëhuajtur nga njëri-tjetri, duke jetuar dhe punuar në bota paralele. Kur Anja mëson se ka fazë terminale të kancerit, bota e tyre moderne rrënohet dhe e zbulon lidhjen e tyre të prishur. Vetë me pikëllimin dhe frikët e saj, Anja kupton se ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje të plotë nga Tomasi. Kjo është mundësia e tyre e vetme. Si do të gjejnë fëmijët e tyre forcë pasi të largohet ajo, nëse prindërit nuk mund ta mbijetojnë bashkërisht stuhinë? Anja dhe Tomasi janë të detyruar që të gjejnë zgjidhje për besimin e tyre të ndërsjellë, dhe në fund të luftojnë bashkërisht me vdekjen e papritur dhe të hershme. Me rinjohjen e tyre ato në mënyrë të pavetëdijshme bëhen personazhe kryesore në tregimin e dashurisë ku më në fund mësojnë të duhen vërtet pas një jete të gjatë bashkërisht. Shpërndarësi i filmit është Puzzle Production & Distribution, ndërsa shpërndarja mbështetet nga MEDIA Evropa kreative./dritare.net