
Dorëheqje në Bashkinë e Vlorës, hapet thirrja për drejtuesit e rinj!
Dritare.net

Pas dorëheqjes së disa drejtuesve në Bashkinë e Vlorës, Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, ka shpallur thirrjen për plotësimin e 12 pozicioneve drejtuese në administratën vendore.
Në një postim publik, Çuçi u bën thirrje të gjithë profesionistëve, si dhe të rinjve të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e një administrate të re dhe për të ndërtuar Vlorën e gjeneratës tjetër.
“Me përvojën tuaj dhe pasionin për shërbimin publik, ne mund të çojmë përpara të gjitha sfidat dhe të bëjmë një kapërcim epokal për Vlorën 2030,” – shprehet ai në thirrjen e tij publike, duke nënvizuar se fuqia e ndryshimit nis nga njerëzit që marrin përgjegjësi dhe nuk rrinë si spektatorë.
12 pozicionet e shpallura për aplikim përfshijnë:
Kryeinspektor në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit
Drejtor në Policinë Bashkiake
Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike
Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit
Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit
Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile
Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
Drejtor në Shtëpinë e Foshnjës
Drejtor në Teatrin “Petro Marko”
Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Evropian dhe Diasporës
Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm
Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës/E.P-dritare.net

















