
Disa metoda natyrale si të trajtoni ekzemën në kushte shtëpie!
Dritare.net
Ekzema është një sëmundje e lëkurës që zakonisht shfaqet në duar, gishta, krahë dhe skalpin e kokës. Ekzema shfaqet më shumë tek amvisat të cilat janë edhe përdorueset më të mëdha të ujit, sapunëve apo detergjentëve. Të tre janë ndër shkaktarët më të mëdhenj të ekzemës.
Në përgjithësi, në fazën e parë ekzema shfaqet nëpërmjet flluskave. Më pas ato përthahen dhe lëkura skuqet e trashet. Ekzema mund të jetë e trashëgueshme por edhe të ndikohet nga faktorë të jashtëm. Trajtimi më i mirë i saj është mbrojtja e lëkurës nga substancat që e përkeqësojnë atë. Detergjentët e përdorur në jetën e përditshme, solucionet kimike, zbardhuese e ngjitëse shtrojnë terrenin për shfaqjen e ekzemës. Kur shfaqet në duar, do të thotë se aftësia mbrojtëse biologjike e duarve ka rënë plotësisht. Kjo ndodh si pasojë e përdorimit të solucioneve kimike në duar.
Përveç përdorimit të pomadave speciale dhe medikamenteve, njerëzit që vuajnë nga ekzema rekomandohet të përdorin sapunë neutralë, zbutës për lëkurën dhe doreza.
Disa metoda natyrale për lehtësimin e ekzemës
Kompresa me ujë të ftohtë
Sigurohuni që në ambientet tuaja ka lagështirë të përshtatshme.
Përdorni sapunë neutral
Mbajeni dhomën e gjumit të pastër nga sendet që mbledhin pluhur.
Gjatë pastrimit përdorni doreza dhe sigurohuni që zbardhuesit nuk bien në kontakt me lëkurën.
Në dimër, mos vishni rroba leshi por vetëm pambuku.
Lajini duart me ujë të ngrohtë dhe thajini me peshqir./M.T/dritare.net

















