Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Demalia: Jo Berisha, me Kujtim Gjuzin kandidat për kryeministër fiton opozita!

Demalia: Jo Berisha, me Kujtim Gjuzin kandidat për kryeministër fiton

Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv komentoi situatën parazgjedhore në Shqipëri, kryesisht koalicionin opozitar. Sipas Demaliajt, e vetmja mënyrë që opozita të fitojë disa mandate është nëse kandidat për kryeministër vendoset Kujtim Gjuzi, jo Berisha.

“E vetmja mënyrë që opozita të bëjë të paktën 75 vota është të tërhiqet Berisha, te deklarojnë që Kujtim Gjuzi do jetë kryeministër dhe Jeniçeri të jetë ministër i Jashtëm. Vetëm në këtë mënyrë i merr 75 vota opozita. Nëse Berisha këmbëngul që të jetë kryeministër nuk merr vota. Është edhe një koalicion me eksperiencë të gjatë në media, në politikë. Në atë koalucion konservator klasik anglosakson është vetëm Kujtim Gjuzi. Vetëm atij i takon konservatorizmi i Trump-it.”, tha Demalia në DritareTv./K.C/dritare.net