Dasma tre ditore në Itali, ja këngëtari shqiptar që zgjodhi Dua mes yjeve ndërkombëtarë!
Dritare.net

Ylli me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se ka kurorëzuar dashurinë me aktorin Callum Turner në një ceremoni private të zhvilluar më 31 maj në Londër.
Megjithatë, sipas mediave italiane, festa e madhe e dasmës ende nuk është mbajtur. Ajo pritet të zhvillohet në ambientet luksoze të Villa Valguarnera në Sicili, ku do të mblidhen emra të njohur nga bota e muzikës, kinematografisë dhe modës.
Raportimet flasin për një organizim treditor dhe një listë të ftuarish ku përmenden emra të njohur ndërkombëtarë si Elton John dhe Charli XCX. Ndërkohë, pjesë e atmosferës së festës pritet të jetë edhe muzika shqiptare.

Sipas burimeve të raportuara, legjenda e muzikës shqiptare, Sinan Vllasaliu, do të performojë në dasmën e këngëtares me origjinë shqiptare, duke sjellë hitet e tij të njohura për të ftuarit.
Deri tani, detajet e organizimit janë mbajtur larg vëmendjes së publikut, ndërsa mbetet për t’u parë nëse në mesin e të ftuarve apo performuesve do të ketë edhe emra të tjerë nga skena shqiptare./L.F-dritare.net