Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Burak Özçivit zbarkon në Vlorë. Ylli turk pushon në Shqipëri!

Burak Özçivit zbarkon në Vlorë. Ylli turk pushon në

Aktori i famshëm turk, Burak Özçivit, i njohur për rolin e tij si Osman Bey në serialin historik Kuruluş: Osman, ka zgjedhur Vlorën për pushimet e këtij viti.

Ylli turk është fotografuar në një nga restorantet më të njohura të qytetit, i veshur sportiv dhe i buzëqeshur, teksa përshëndet stafin dhe adhuruesit që e njohën menjëherë. Prania e tij në Vlorë nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku dhe mediat, duke u bërë menjëherë lajm.

Burak Özçivit është një nga aktorët më të pëlqyer në botën turke të kinemasë dhe televizionit, me një numër të madh ndjekësish në rrjete sociale dhe popullaritet të jashtëzakonshëm në vende si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Fakti që ai ka zgjedhur pikërisht rivierën shqiptare për të pushuar, është një dëshmi e qartë e rritjes së imazhit të turizmit shqiptar dhe tërheqjes së tij ndërkombëtare. Vlora, me plazhet e saj të kristalta, kuzhinën mesdhetare dhe mikpritjen e veçantë, po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion i preferuar edhe për yjet e huaj./dritare.net