Na ndiqni edhe në

Bota

Jessie J emocionon fansat: Sot nis lufta ime kundër kancerit, por jam shumë mirënjohëse

Jessie J emocionon fansat: Sot nis lufta ime kundër kancerit, por jam

Këngëtarja Jessie J dha koncertin e saj të fundit para se të nisej për operacionin për kancerin e gjirit, duke treguar sa shumë e vlerëson jetën dhe gjithçka ka.

Para 75,000 fansave në stadiumin Wembley, ajo tha:
“Sot është koncerti im i fundit para se të nis trajtimin dhe të luftoj kancerin e gjirit. Ndihem shumë e veçantë dhe e lumtur që jam nga Britania, sepse mund të jem e sinqertë dhe të ndaj me ju ndjenjat e mia. Jam shumë mirënjohëse për jetën time, për ju që më mbështetni, për karrierën, për djalin tim, partnerin, prindërit, familjen dhe ekipin tim. Jemi me fat që kemi shumë gjëra të bukura për të jetuar dhe për të bërë.”

Pas koncertit, Jessie ndau në Instagram një postim ku tregoi si kaloi mbrëmjen:
“Pas koncertit, shkova të ha me disa miq të mirë që më japin forcë. Më pas u ktheva në shtëpi, bëra dush, dhe ndërsa të tjerët flinin, unë bëra punë shtëpie. Hapa valixhen, lava gotën e djalit tim Sky, rregullova rrobat… dhe tani jam në dhomën e tij duke parë. Qava, lot gëzimi dhe frike. Ky djalë është gjithë zemra ime. Sa ditë e veçantë ishte sot.”

Jessie J tregoi pak ditë më parë në rrjetet sociale se kishte mësuar se kishte kancer të gjirit në fazë të hershme dhe do të tërhiqej përkohësisht nga muzika për t’u trajtuar. Ajo tha në video:
“Dua ta ndaj këtë me fansat dhe njerëzit që më duan. Para se të nxirrja këngën ‘No Secrets’, mësova se kisha kancer gjiri në fazë fillestare. Kanceri është i tmerrshëm në çdo formë, por unë jam optimiste sepse është në fazë të hershme.”/K.C/dritare.net