Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha thirret nga SPAK. Ja për çfarë do pyetet!

Berisha thirret nga SPAK. Ja për çfarë do pyetet!

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur për të dëshmuar ditën e nesërme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas një kallëzimi të bërë ndaj tij nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka. Padia ka të bëjë me akuzën për shpifje.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Berisha është thirrur nga prokurori Elvin Gjokaj për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit në dijeni, nesër në orën 10:00.

Në fletëthirrjen e lëshuar nga SPAK, theksohet se në rast mosparaqitjeje, do të zbatohet masa e shoqërimit me forcë:

“Nëse nuk paraqitet, do të kryhet shoqërimi me forcë”, thuhet në dokumentin zyrtar./KC/dritare.net