Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Lista e deputetëve nuk do të varet nga primaret!

Berisha: Lista e deputetëve nuk do të varet nga primaret!

Partia demokratike mbajti këtë fundjavë primaret por Sali Berisha tha se lista e deputetëve nuk do të varet nga emrat të cilat kanë kaluar pragun e votave.

“Vlera e parë e primareve është të bësh një listë të hapur dhe transparente. Mund të kalonin pragun edhe 38 kandidatë, problemi është se në listën e Tiranës, edhe në të hapurën, aleatët do kenë kandidatë. Dhe jemi të detyruar t’u lëmë në listën e hapur vende edhe partive aleate. Jo të gjithë pjesën. Pastaj se si veprohet aty, nga lista merret, ulet pragu.

Vendosja apo jo në listë të hapur a në listë të mbyllur, përcaktohet nga disa kritere e jashtë ndërhyrjes së këtyre kritereve nuk do të ketë ndikime të tjera.

Pyetje: Të gjithë ata që nuk kanë arritur pragun në primare s’kualifikohen?

Sali Berisha: Ata që nuk kanë arritur pragun. Preferencën e kanë ata që e kanë arritur pragun, por pragu nuk është vendimtare për të qenë ose jo në listë. Sepse në varësi të kritereve që thashë më sipër edhe ky që është mbi prag zbret nën prag. Nuk merret dot. Sa vende që mbeten bosh nëse nuk plotësohen mbi pragun merren nën prangun”, tha Berisha sot./L.F-dritare.net