
Baçe: Sa janë mundësitë që PD të fitojë, ja roli i La Civita në zgjedhje!
Dritare.net

Akademiku Apollon Baçe, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe sfidat që përballen partitë opozitare. Ai theksoi se 51% janë premisat që opozita mund ta fitojë nëse bashkohet me disa parti të tjera të vogla, si ajo e Shehajt. Baçe gjithashtu ka komentuar ndikimin e Lulzim Bashës, duke thënë se ai ka shkaktuar shumë dëme për Partinë Demokratike.
“51% janë premisat që opozita mund ta fitojë nëse bashkohet me disa parti të tjera të vogla, si ajo e Shehajt. Unë mund të them se Lulzim Basha i ka shkaktuar shumë dëme Partisë Demokratike.”
Në lidhje me non-graded e Sali Berishës, akademiku Baçe e konsideroi Blinken si një produkt të Sorosit dhe tha se ai është ministri i jashtëm më i dobët që ka pasur Amerika. Sa i përket non-grada, ai beson se do të hiqet komplet si ligj, duke shtuar se, për PD-në, kjo mund të jetë një zhvillim pozitiv, por nuk do të ketë shumë ndikim në zgjedhje, pasi Rama nuk e përmend më këtë çështje.
“Sa për non-gradën e Berishës, them se Blinken ishte një produkt i Sorosit dhe ai ka luajtur tepër. Blinken është ministri i jashtëm më i dobët që ka pasur Amerika. Sa për non-gradën, mendoj se do të hiqet komplet si ligj. Nëse ndodh që të hiqet, është mirë për PD-në, por nuk mendoj se do të jetë diçka shumë e madhe, sepse, nëse e keni vënë re, Rama nuk e përmend më faktin që ai është non-grada. Kjo nuk ka shumë rëndësi për zgjedhjet.”
Në lidhje me La Civita, Baçe theksoi se mund të rrisë shanset për të pasur sukses në zgjedhje, duke përfituar nga lidhjet e tij me Trump, të cilat i japin një avantazh në këtë proces.
Sa i përket Sali Berishës, Baçe tha se ai është një "shpatar perfekt", por lufta nuk fitohet gjithmonë vetëm me shpata./E.P-dritare.net

















