Arrestimi i Ilir Metës, Proda: Policia nuk ka shkelur ligjin
E Hënë 17 Nëntor 2025, 15:03
Dritare.net

Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u pyet në Komisionin për Çështjet e Brendshme për arrestimin e Ilir Metës. Proda u shpreh se Policia e Shtetit nuk ka shkelur ligjin, dhe forca përdoret kur bëhet rezidencë.
“Policia nuk ka shkelur ligjin. Kemi të bëjmë me përdorimin e forcës, në rastet kur bëhet rezistencë. I takon personit të sillet në respekt të detyrës që ka mbajtur. Do ishte në nderin e personit të sillej në bazë të detyrës që ka mbajtur”-u shpreh Proda në komision./K.C/dritare.net