
Anija Libra mbërrin në Shëngjin me 8 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi!
E Premte 8 Nëntor 2024, 08:08
Dritare.net

Anija Libra me 8 emigrantë ka mbërritur në portin e Shëngjinit. Mësohet se emigrantët e ardhur për tu strehuar në kapin e Shëngjinit, janë 6 nga e Egjipti dhe 2 nga Bangladeshi.
Ky grup do të strehohet në vendin tonë sipas marrëveshjes me Italinë, ku do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor dhe më pas do të transferohen në kamp.
Anija u nis dje nga brigjet e Lampeduses dhe mbërriti këtë mëngjes rreth orës 08:00 në Shëngjin./M.K-dritare.net

















