Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Angelin Preljocaj, anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës, Kumbaro: Zemra plot!

Angelin Preljocaj, anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura

Më 21 maj 2025, koreografi me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Angelin Preljocaj, u bë zyrtarisht anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura (Académie des Beaux-Arts), në seksionin e koreografisë. Ceremonia u zhvillua nën kupolën e Institut de France në Paris dhe u shoqërua me një performancë nga trupa e tij e baletit.

Angelin Preljocaj, anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro uroi artstin me origjinë shqiptare gjatë një takimi në Francë.

"Na e mbushe zemrën plot Angjelin. Zgjedhja e Angjelin Preljocajt në Akademinë Franceze të Arteve të Bukura është një lajm që na mbush me krenari si një tjetër dëshmi se arti i tij i jashtëzakonshëm dhe rrënjët e tij shqiptare flasin gjuhën universale të bukurisë.

Angelin Preljocaj, anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura

“Kushëriri i Engjëjve” e pagëzoi Ismail Kadare - sepse diti ta kthente lëvizjen në poezi dhe skenën e baletit në një hapësirë të përbashkët njerëzore.

Urime mik i dashur, me fat që të kemi!", shkruan ministrja Kumbaro.

Preljocaj u zgjodh në këtë akademi më 24 prill 2019. Ceremonia e instalimit u shty për shkak të pandemisë dhe u mbajt më në fund në maj 2025 .

Angelin Preljocaj, anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura

Në këtë ceremoni, Preljocaj mori zyrtarisht vendin e tij si akademik dhe u nderua me "shpatën e akademikut", një simbol tradicional i anëtarësimit në këtë institucion prestigjioz.

Ky moment përfaqëson një njohje të rëndësishme për kontributin e tij në artin bashkëkohor dhe është një moment krenarie për shqiptarët./L.F-dritare.net