
Analisti zbulon arsyet: Ja pse nuk ikën Berisha nga politika!
Dritare.net
Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTv, ka bërë një deklaratë të fortë për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një dështim politik. Sipas Mërtirit, Berisha e ka humbur shansin historik për të pasur një dalje normale nga politika.
“Pse Berisha nuk ikën? Kjo është pyetja. Unë besoj që nuk ikën sepse ai është pjesë e një klani interesash të cilët nuk mund t'i lërë baltë dhe ky klan pa Berishën dështon. Kush është ky klan? Fakti që njerëz rreth tij janë pasuruar, janë me pushtet, kanë impakt ekonomik tregon që janë të lidhura interesat e tij me Berishën. Ne nuk mund të themi që Berisha ka qeverisur pa pasur njerëz që e mbështesin, qoftë nga oligarkia, qoftë nga njerëz të vet, qoftë njerëzit në politikë. Për shembull te dosja “Partizani” njerëz të cilët janë pjesëmarrës në krimin që ka bërë Berisha aty për të marrë tokën atje dhe këta njerëz sigurisht sot janë politikë dhe patjetër që kanë varësi ndaj Berishës dhe Berisha nuk mund t'i lërë ata. Ata nuk mund ta lënë Berishën, por nga aspekti tjetër ka njerëz që janë të pasuruar. Patjetër që janë pasuruar. Familja e tij është e pasuruar. Unë nuk flas dot pa folur gjykata, por politikisht e lexoj që këta njerëz kanë interesa ekonomike dhe interesat ekonomike varen nga qenia e Berishës në politikë. Kjo është një hipotezë që unë ngre.”, tha Mërtiri./K.C/dritare.net

















