
Ambasadori italian: Drejtësia për Klodianin do të vihet në vend. Jam kundër përplasjeve dhe dhunës!
E Premte 11 Dhjetor 2020, 17:05
Dritare.net
Fabrizio Bucci, ambasadori italian në Shqipëri, ka postuar një mesazh në twitter, ku shkruan se është i trishtuar për ngjarjet e fundit që po ndodhin në vendin tonë. Ai shkruan se drejtësia do të vihet në vend, për këtë ngjarje të rëndë, ku mbeti i vdekur Klodian Rasha, por shprehet kundër përplasjeve dhe dhunës.
“I trishtuar nga ngjarjet e ditëve të fundit. I gjendem pranë familjes së Klodian Rashës dhe jam i sigurt se drejtësia do të vihet në vend. Por jam kundër përplasjeve dhe dhunës: e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Kështu funksionon në demokraci”, shkruan ambasadori./L.F-dritare.net

















