Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg, gruaja e tij ofendon gazetarët, u ngre gishtin e mesit

Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg, gruaja e tij ofendon

Ish kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua sot me vendim të formës së prerë me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit. Pas vendimit shumë gazetarë janë shfaqur para derës së shtëpisë së tij. Kjo situatë nuk është pritur aspak mirë nga familjarët e tij, ku gruaja teksa dilte nga makina e saj së bashku me fëmijët u ka ngritur gazetarëve gishtin e mesit. Ndërkohë që SPAK ka ngarkuar Policinë e Shtetit të ekzekutojë vendimin për arrestimin e ish kryeprokurorit Llalla./Dritare.net