Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A ishte Aleksandri i Madh homoseksual! Flet Apollon Baçe!

A ishte Aleksandri i Madh homoseksual! Flet Apollon Baçe!

Arkeologu Apollon Baçe, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, komentoi diskutimet mbi filmin e Netflix që paraqet marrëdhënien mes Aleksandrit të Madh dhe gjeneralit të tij, Hephaestion, si një dashuri homoseksuale.

Baçe shprehu dyshimet e tij për këtë interpretim, duke theksuar se nuk ka asnjë burim të sigurt që e mbështet këtë pohim.

“ Por mendoj se ky skenar filmi u nis nga disa autorë grekë, të cilëve nuk ua mbaj mend emrat, të cilët shkruanin për ilirët: 'Çfarë të presim nga një popull që bën seks me gratë' Ata pretendonin se marrëdhënia seksuale duhej kryer mes meshkujve, ndaj mund të ketë qenë një pikë referimi për këtë.”- shprehet ai

Në lidhje me Aleksandrin e Madh, Baçe është i bindur se nuk ka pasur orientim seksual homoseksual. Ai e argumentoi këtë me faktin se Aleksandri njihej për martesat dhe lidhjet e tij dashurore dhe se nuk ka asnjë burim historik që të thotë se ai ishte homoseksual.

Sa i përket Aleksandrit të Madh, nuk besoj se ai ka qenë i orientimit seksual gej, pasi ai njihet për martesat e tij dhe historitë e dashurisë. Dhe si historian, po them se nuk ka asnjë burim që thotë se ai ishte homoseksual."-përfundon Baçe/E.P-dritare.net