
A duhet të ikë Berisha pas humbjes? Çollaku: Statusi thotë se...
Dritare.net
Basir Çollaku mori 4599 vota në qarkun e Dibrës, pa siguruar një vend në parlament. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV tha se e gjithë PD, duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen në zgjedhje!
“Sigurisht përgjegjësia bie mbi PD për humbjen e këtyre zgjedhjeve. Megjithatë nuk mendoj se përgjegjësia është individuale. Bashkimi që u bë ishte artificial dhe i sforcuar. Unë mendoj se përgjegjësia e humbjes bie mbi të gjithë, jo mbi një emër.
PD duhet të bëjë një analizë të thellë të humbjes, sepse ne nuk u gjendëm përballë një surprize. Nuk u futëm në një terren të panjohur.
Janë bërë manipulime të mëdha, kombëtare dhe ndërkombëtare
Statusi i partisë thotë se kryetari në rast humbje duhet të dorë hiqet, por mendoj se është një vendimmarrje e forumeve, sepse nuk është vendimmarrje vetëm e një individi”, tha Çollaku në Dritare TV./L.F-dritare.net

















