Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, simboli i humanizmit shqiptar

115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, simboli i humanizmit

Sot përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, humanistes shqiptare me famë botërore, e cila ia kushtoi gjithë jetën të varfërve, të sëmurëve dhe të braktisurve.

E lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, Gonxhe Bojaxhiu u bë e njohur në mbarë botën si “Nënë Tereza e Kalkutës”, pas krijimit të misionarëve të bamirësisë, një kongregacion fetar që sot vepron në dhjetëra shtete duke u shërbyer më të varfërve ndër të varfër.

Për veprën e saj të jashtëzakonshme humanitare, ajo u nderua me çmime të shumta ndërkombëtare, mes tyre edhe Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979.

Nënë Tereza u shua më 5 shtator 1997, por mbetet një figurë frymëzuese për mbarë botën. Në vitin 2016 ajo u shpall shenjëtore nga Papa Françesku, duke u kthyer në një simbol universal të dashurisë, përkujdesjes dhe përulësisë.

Në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe kudo ku jetojnë shqiptarët, kujtimi i saj sot nderohet si krenari kombëtare dhe si shembull se si një jetë e vetme e përkushtuar mund të ndryshojë miliona të tjera./L.F-dritare.net