Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kryetari i ri i Kuvendit: Ngërçi, shkollë që i shërbeu demokracisë

Kryetari i ri i Kuvendit: Ngërçi, shkollë që i

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se ndjen përgjegjësinë e madhe për postin që i është besuar. Ai ka thënë se Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi sakrifica.

“Sot kjo republikë qëndron e pavarur edhe falë ndihmës së shteteve mike në krye me SHBA-në. Ka disa muaj që ky Kuvend është ballafaquar me një sfidë që nuk e ka parë më herët. Por mos harroni, që me gjithë betejat, besoj që ka qenë shkollë që i ka shërbyer demokracisë dhe emancipimit të shoqërisë”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe unifikim.

“Shumica prej nesh dallojmë me parti por qytetarët presin që të jemi të bashkuar në objektivat tona, si zhvillimi ekonomik, forcimi i së drejtës e mbi të gjitha mbrojtja e integritetit territorial”, ka thënë ai.

Ai ka lavdëruar punën e bërë në veri të vendit, duke thënë se është minimizuar krimi në atë pjesë. Sipas tij, mbrojtja e republikës është detyrë e të gjithëve.

Basha i ka bërë thirrje Serbisë që të sillet në mënyrë demokratike.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha me 73 vota pro të martën u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës./L.F-dritare.net