Neritan Ceka: Ja gruaja që mund ta rikthejë në pushtet PD!

I ftuar në “News 24” Neritan Ceka ka folur edhe për situatën brenda Partisë Demokratike, parti kjo që dikur Ceka ishte pjesë e saj.

 

Ceka tha se në vend që të ketë një rikthim të Berishës në krye të PD-së, ashtu siç është përfolur së fundmi, do të ishte me e drejtë që në krye të kësaj force politike të zgjidhej deputetja Jorida Tabaku.

 “Unë do kujtoj vitin 1991 kur ishim në qeverinë e stabilitetit. Sa fillonte grindja në politike shqiptarët i drejtoheshin portit. Tani kanë rrugë të tjera. Unë mendoj se një pjesë e largimeve vjen nga mungesa e shpresës. Përplasjet që nuk duhet të ndodhin më, gjuha ë egër që vazhdon, dhe për fat të keq është shumëfishuar edhe nga gratë që kanë hyrë në Parlament. Unë kam pritur gjithmonë që gratë shqiptare të vinin në Parlament me gjuhë tjetër. Mund të bëj përjashtime të rralla. Por ka një agresivitet ulkonjash”.

Keni emra konkretë?

LEXO DHE :  Shërohen tre persona nga koronavirus në Itali, me ilaçin kundër Ebolës

“Unë do them një model që duhet ndjekur, dhe kjo është znj.Tabaku. Pavarësisht se është në PD, nuk e kam për këtë, por është një model, dhe do të thoja se në vend që të vinte Berisha në krye të PD, pse s’merrni Tabakun?”/ I.M-Dritare.net

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.