Na ndiqni edhe në

Arkiv

Nëna me fëmijët u asfiksuan nga gazi, kunata e Rajmondës tregon si i gjeti të pajetë!

Nëna me fëmijët u asfiksuan nga gazi, kunata e Rajmondës
Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Ostren të Bulqizës. Tre anëtarë të një familjeje  u gjetën pa shenja jete në banesë, pasi u helmuan nga rrjedhja e gazit. Rajmonda bashkë me dy fëmijët, Rudinën dhe Fajtonin, humbën jetën, ndërsa Merita (vajza e vogël 14 vjeçe) ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

"Ka qenë kunata e Rajmondës ajo që zbuluar tragjedinë, pasi kur shkoi t’u hidhte bagëtive për të ngrënë rreth orës 11:30, trokiti në derën e familjes dhe askush nuk iu përgjigj.

Pas tentativave për të hapur derën, ajo njoftoi fqinjët e saj, të cilët me forcë hynë brenda, por u përballën me skenën e rëndë. Rajmonda bashkë me dy fëmijët kishin ndërruar jetë në banesë, ndërsa vajza e vogël kishte shenja jete dhe u transportua në spital. Po ashtu  ka dyshime që dhe kjo e fundit mund të ketë ndërruar jetë, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia dhe spitali. Nëna me 3 fëmijët jetonin të vetëm, pasi burri ishte emigrant në Greqi.",- shkruan Balkanweb/K.C/dritare.net