Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndotja e ajrit/ Instituti i Shëndetit në Kosovë ngre alarmin: Mos dilni jashtë!

Ndotja e ajrit/ Instituti i Shëndetit në Kosovë ngre alarmin: Mos
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka ngritur alarmin për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

Kështu, IKSHP, ka bërë thirrje që qytetarët të mos dalin jashtë nëse nuk kanë ndonjë arsye.

“Ajri jo i shëndetshëm! Mos dilni pa ndonjë nevojë të domosdoshme sidomos personat me sëmundje të mushkërive e të zemrës”, ka rekomanduar IKShP-ja.

Ndërkohë normat e regjistruara në mbrëmje kapin shifrën e 168 PM, që është nivel i dëmshëm. Shifrat normale të PM janë 50 deri në 100 PM./ I.M-Dritare.net