Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndarja nga jeta e Dj Avicii, Rita Ora: Jam zemërthyer!

Ndarja nga jeta e Dj Avicii, Rita Ora: Jam zemërthyer!
Ndarja nga jeta në moshë fare të re e Dj me famë botërore ka lënë të shokuar jo vetëm fansat por edhe shumë kolegë të tij. Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është një ndër emrat me të cilin ai kishte bashkëpunuar në vitin 2017, ku së bashku kishin publikuar këngën “Lonely together”.

Kjo e fundit, duket të ketë ngelur e shokuar pasi a marrë lajmin e hidhur.

Ajo ka zgjedhur rrjetin social Twitter, për të publikuar një status në nderim të tij, ndërsa u ka shprehur ngushëllime fansave dhe familjarëve.

“Nuk kam fjale. Më kujtohet se sa bukur ishte koha teksa përgatitnim bashkëpunimin “Lonely Together”, dhe më duket sikur ishte dje koha kur po bisedonim. Ngushëllime për familjen e Aviciit, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar. Zemërthyer”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Twitter.

Muzikanti suedez Tim Bergling i njohur me emrin e artit “Avicii” është gjetur i vdekur në Oman, në Lindjen e Mesme. Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende.

Dyshohet se Avicii ka pësuar një krizë akute të ndikuar edhe nga konsumi i pijeve alkoolik. Ai ka sjell në tregun muzikor këngë, të cilat janë bërë menjëherë hite, një ndër të cilët edhe kënga “Ëake me up”. V.D/Dritare.net/