Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani
Është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Xhuvani ka ndërruar jetë në një spital të Romës, nga ataku kardiak. Skenaristi dhe regjisori shqiptar, kishte shkuar në Itali për të xhiruar një film të ri, por nuk arriti ta përmbyllte kurrë këtë projek

Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë "Bardhë e zi".

Regjisor

  • Në kërkim të kujt– (2011) telefilm me 5 seri
  • Lindje, perëndim, lindje– (2008)
  • I dashur armik– (2004)
  • Parullat-(2001)
  • Funeral Business– (1999)
  • Dashuria e fundit– (1995)
  • Një ditë nga një jetë– (1994)
  • E diela e fundit– (1993)
  • Bardhë e zi– (1991)

Skenarist

  • I dashur armik– (2004)
  • Parullat-(2001)
  • Funeral Business– (1999)
  • Dashuria e fundit– (1995)
  • Një ditë nga një jetë– (1994)
  • E diela e fundit– (1993)
  • Bardh e zi– (1991)

Producent

  • Funeral Business– (1999)
  • Një ditë nga një jetë– (1994)

Aktor

  • Edhe ne luftuam– (1981) (TV)
  • Hije që mbeten pas– (1985)/K.C/dritare.net