Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Radio Tirana!

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Radio Tirana!
Ditën e djeshme është ndarë nga jeta gazetarja e njohur e Radio Tiranës, Natasha Këllici Dulaku.

Ajo, përveçse gazetare ka qenë edhe redaktore letrare në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri", gjatë viteve 1972-1974.

Më 1992 Natasha nisi të punonte  gazetare në Radion e Jashtme. Ajo u shqua për reportazhet dhe intervistat radiofonike me personalitete të kohës, për probleme social-politike që lindën pas komunizmit në Shqipëri.

Popullor u bë emisioni “Mesazhe malli’, në Radion e Jashtme,  që ishte një komunikim i shqiptarëve me të afërmit e tyre të  emigruar në vende të ndryshme të botës.

Më 1999 së bashku me të shoqin,  shkrimtarin dhe publicistin, Skifter Këllici dhe familjen, Natasha  u vendos në Boston. Ajo nuk u shkëput nga veprimtaria shoqërore, duke u bërë presidente nderi e Shoqatës së Grave Shqiptare. Dritare.net i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve./E.B-dritare.net