Na ishte dikur “ Udha e Shkronjave”. Tani është “Udha e hashashit”
Dritare.net
“ Udha e shkronjave” është një nga filmat më të bukur shqiptarë, kushtuar udhës së dijes.
“Udha e shkronjave” është një film artistik shqiptar i krijuar nga stafi i Radio Televizionit Shqiptar, prodhim i vitit 1978, që i ka rezistuar kohës.
Me një kast aktorësh të talentuar dhe shumë të dashur për publikun, si të paharruarit Sandër Prosi, Bujar Lako, Ndrek Luca, Agim Qiriaqi etj.
Ky film me regjisor Vladimir Priftin dhe skenar i tregimit të Dhimitër Shuteriqit " Buka dhe thika". U pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku shqiptar, jo vetëm për aktorët dhe fabulën, por edhe për kolonën zanore e kompozuar nga Kujtim Laro.
Për fat të keq Shqiperia nuk prodhon më filma të mëdhenj si “Udha e shkronjave “. Është koha e udhës së hashashit “Made in Albania”/De.My-Dritare.net