
Horoskopi i Peshqve për muajin qershor 2024 nga Christine Haas
Dritare.net

Gjatë këtij muaji gjërat do vazhdojnë t'iu ecin si më parë dhe do keni ende shumë për të bërë për të fituar besimin e të tjerëve dhe për ta normalizuar jetën. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk e ruani dot vetëkontrollin do keni probleme e mosmarrëveshje të mëdha me partnerin. Po u treguat të logjikshëm dhe bashkëpunues gjithçka do ecë më së miri. Nëse jeni beqarë do keni plot mundësi për takime e lidhje, por po u nxituat të bëni zgjedhje do gaboni. Shëndeti do jetë shumë i mirë, megjithatë mirë do jetë të limitoni sa të mundni duhanin dhe ushqimin e yndyrshëm. Me financat mund të keni tronditje deri në momentin që të vendosni disa kufizime e të mos bëni investime të pamenduara. Në punë do jeni kërkues ndaj vetes dhe keni për të arritur majat e suksesit. /dritare.net

















