
Horoskopi i Binjakëve për muajin shkurt 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Muaj i mbushur me entuziazëm do jetë ky për të gjithë. Do kaloni momente shumë të veçanta të cilat do ua shtojnë dëshirën për të jetuar. Ju të dashuruarit do kaloni edhe ditë të vështira kur duhet të bëni disa zgjedhje, por në përgjithësi gjërat do ecin si duhet. Ndjenjat për njeri-tjetrin do jenë gjithmonë të forta. Ju beqarët javën e parë do keni takime, por asnjeri nuk do ju pëlqejë, ndërkohë që pas datës 12 do ketë ndodhi interesante dhe shpresëdhënëse. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dhimbjeje koke, barku apo shpine pa pasoja. Financat vështirë se do i mbani nën kontroll sepse do mendoni vetëm t'ia bëni sa më tepër qejfin vetes. Në punë do i keni idetë shumë të qarta dhe do veproni si duhet. Arkitektet dhe muzikantet do përfundojnë disa projekte gjigande dhe shumë shpejt do marrin fitime të mëdha. /dritare.net

















