Na ndiqni edhe në

Moti

Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për orët e ardhshme!

Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për orët

Moti për orët e ardhshme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që në vend të mbizotërojnë kthjellimet por nuk do të mungojnë as vranësirat.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1- 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit era fiton shpejtësi 12-13m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

· në zonat malore 16 deri 33 °C

· në zonat e ulëta 18 deri 35 °C

· në zonat bregdetare 19 deri 35 °C./M.K-dritare.net