
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, falë masave ajrore relativisht të thata.
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare përgjatë relieveve kodrinore-malore. Reshje të dobëta shiu do të jenë prezente në majat e maleve në jug të vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-13m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë. Temperaturat do të luhaten nga 10 gradë celsius në vlera minimale, në 30 gradë celsius në ato maksimale./K.C/dritare.net

















