
Rikthehen temperaturat përvëluese, si do të jetë moti sot!
E Hënë 21 Gusht 2023, 07:07
Dritare.net
Sot vendi ynë por edhe një pjesë e madhe e Evropës do të përjetojë një tjetër valë të nxehti, ku pjesa më e madhe e ditës parashikohet me kthjellime.
Sipas parashikimit nga SHMU në relievet kodrinore – malore, orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat mund të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët.
Temperaturat do të luhaten në vlerat 32 gradë Celsius deri në 39 gradë Celsius./M.K-dritare.net

















