
Vendi ynë këtë fundjavë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe pasdites pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët vetëm përgjatë relieveve malore.
Era pritet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug do të fitojë shpejtësi deri në 9m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë. Ndërkohë temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 32 gradë celsius./K.C/dritare.net

















