

Moti ditën e sotme do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, ku priten alternime kthjellimesh si dhe vranësira kalimtare kryesisht deri në orët e mesditës.
Sipas parashikimit nga SHMU, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët, i forcës një ballë.
Temperaturat parashikohen:
· në zonat malore 13 deri 30°C;
· në zonat e ulëta 11 deri 35°C;
· në zonat bregdetare 16 deri 32°C./M.K-dritare.net

















