Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për sot!

Parashikimi i motit për sot!

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë jugore.

Sipas parashikimit nga SHMU, moti sot pritet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu në formën e pikave, të izoluara dhe afatshkurtra në relievet e larta malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive me shpejtësi hera-herës 10-14 m/s.

Temperaturat e regjistruara:

· në zonat malore 14 deri 32°C

· në zonat e ulëta 15 deri 36°C

· në zonat bregdetare 17 deri 35°C/M.K-dritare.net