Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për sot!

Parashikimi i motit për sot!

Moti për ditën e sotme pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.

Sipas parashikimit nga SHMU në ultësirën Perëndimore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në zonat malore vranësirat pritet të jenë më të dukshme, kryesisht në zonat Juglindore por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17-28 gradë. Temperaturat maksimale parashikohen të larta 35 -37°C në Veri dhe 36-40°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Veri – Lindje me shpejtësi 8-12 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 – 4 ballë në det të hapur./M.K-dritare.net