
Moti sot do të jetë me kthjellime e zhvillime vranësirash, këto më të theksuara në pjesën jugore të vendit. Reshjet e shiut do të përfshijnë përkohësisht zonat jugore dhe ditën e enjte reshjet përkohësisht do të marrin intensitet mesatar.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati verior mesatare deri e vrullshme të enjten e të premten. Qarkullimi i masave ajrore më të freskëta do të sjellë rënie të temperaturave minimale të paktën deri në mesjavë. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3 deri 4 ballë. /L.F-dritare.net

















