
Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!
E Hënë 2 Tetor 2023, 07:07
Dritare.net

Moti për ditën e sotme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i prezencës së anticiklonit afrikan.
Sipas parashikimit nga SHMU, moti do të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët përqendruar në relievet kodrinore-malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës era do të jetë intensive e me shpejtësi 10-15m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë./M.K-dritare.net

















