Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!

Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që përgjatë relieveve malore në mesditës në jug të vendit vranësirat të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë bregdetit era fiton shpejtësi 12-14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 21/ 28 °C, në vendet e ulëta 18/ 30 °C dhe në vendet malore 13/ 21 °C./M.K-dritare.net