
Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!
E Mërkurë 27 Shtator 2023, 07:07
Dritare.net

Moti ditën e sotme do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që gjatë mesditës të kemi vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë bregdetit era hera-herës fiton shpejtësi deri 12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
· në zonat malore 10 deri 26°C
· në zonat e ulëta 15 deri 28°C
· në zonat bregdetare 17 deri 30°C./M.K-dritare.net

















