
Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!
E Shtunë 16 Shtator 2023, 07:07
Dritare.net
Moti këtë të shtunë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas parashikimit nga SHMU, moti sot do të jetë me alterime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe pasdites pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët vetëm përgjatë relieveve malore.
Era pritet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug do të fitoj shpejtësi deri në 9m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë./M.K-dritare.net

















