
Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat!
E Premte 15 Shtator 2023, 07:07
Dritare.net

Ditën e sotme moti pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira. Sipas parashikimit nga SHMU në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore në veri të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug fiton shpejtësi deri në 8m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
·në zonat malore 13 deri 30°C
·në zonat e ulëta 10 deri 33°C
·në zonat bregdetare 14 deri 31°C/M.K-dritare.net

















