Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për javën, si do të luhaten temperaturat!

Për javën që presim përpara, moti në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas parashikimit nga SHMU, pritet në vend të kemi masa ajrore të thata por edhe të nxehta me temperatura të cilat në vlerat e mesditës vijojnë të jenë relativisht të larta për periudhën që ndodhemi.

Për ditët në vijim, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por edhe me alternime vranësirash kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite. Në relievet malore në lindje vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu tepër afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesisht nga kuadrati i veriut./M.K-dritare.net

Parashikimi i motit për javën, si do të luhaten temperaturat!