Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për javën, çfarë ndodh me temperaturat!

Këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me masa ajrore të lagështa por edhe me alternime vranësirash mesatare deri të dendura pjesën më të madhe të ditëve.

Sipas parashikimit nga SHMU, ditën e hënë dhe të martë do të kemi prezente reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatare përgjatë pjesës lindore dhe juglindore të vendit. Temperaturat do të pësojnë rënie ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina, era do të arrijë deri 18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4ballë.

Pas ditës së mërkurë do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët të përqëndruara në jug dhe në qendër të vendit, hera-herës shtrëngata afatshkurtra, më së shumti përgjatë relieveve kodrinore malore. Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat, ndërsa era pas ditës së enjte do të jetë me drejtim veriperëndim-juglindje 1-8m/s.

Në bregdet e lugina era do të fryjë me shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë./dritare.net

Parashikimi i motit për javën, çfarë ndodh me