
Parashikimi i motit për fundjavën, ja si do të jenë temperaturat!
E Premte 8 Shtator 2023, 15:03
Dritare.net
Moti për fundjavën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që të shtunën dhe të dielën të jenë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.
Depërtimi i masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore, si dhe depërtimi i anticiklonit do të bëjë që orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kohës.
Në fushën termike për temperaturat pritet të pësojnë rritje kryesisht në vlerat e mesditës ku termometri do të shënoj vlerën e 35-36 gradë sipas tabelës nga SHMU./M.K-dritare.net

















