
Merrni çadrat me vete, ja si parashikohet të jetë moti për sot!
E Enjte 7 Shtator 2023, 07:07
Dritare.net

Moti këtë të enjte pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme dhe me vranësira të dendura e masa ajrore të lagështa.
Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që vranësirat të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit përqendruar në relievet kodrinore-malore, lokalisht në jug deri mesatar me shtrëngata lokale në mënyrë të izoluar.
Era do të fryjë intensive nga kuadrati i lindjes 1-8m/s, në bregdet dhe lugina arrin shpejtësi deri 17m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
· Në zonat malore 17/31 °C
· Në zonat e ulëta 19/35 °C
· Në zonat bregdetare 19/34 °C/m.k-dritare.net

















